A po hyn Egzon Sahiti në “Big Brother VIP Kosova 4”?
Influenceri i njohur Egzon Sahiti ka ndezur dyshimet se mund të jetë pjesë e “BBVK 4” pas një Instastory ku ndau pyetjen: “A ki me hi sivjet a jo?”. Ky postim ka mjaftuar që fansat të nisin hamendësimet se ai po paralajmëron hyrjen në shtëpi.

Emri i Egzonit është përfolur edhe më herët për këtë format, veçanërisht sezonin e kaluar, por pa u realizuar. Këtë vit zërat janë shtuar, sidomos pasi miqtë e tij Laurenti dhe Fitimi morën pjesë në edicionin e shkuar.
Disa mendojnë se postimi është thjesht provokim, ndërsa të tjerë e shohin si sinjal të qartë. As Egzoni dhe as produksioni nuk kanë dhënë konfirmim.
Egzon Sahiti është një influencer shumë i ndjekur në TikTok e Instagram, i njohur për videot humoristike dhe karizmën, çka sipas fansave do ta bënte një konkurrent ideal për BBVK.
Comments (0)
Please sign in to leave a comment
Loading comments...